Audio-incizimi: Gërvalla thellë e më thellë në rrenën e tij, premtonte se do t’i sjellë para bordit dy agjentët e AKI-së

Rilind Gërvalla ishte në dijeni se mbledhja e jashtëzakonshme e Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK) po incizohej. Audio-incizimi i përket mbledhjes së bordit.

Në pjesën e dytë të audio-incizimit të publikuar nga Paparaci, drejtori i televizionit publik u premton anëtarëve të bordit që do t’i sjellë për sqarime para tyre dy agjentët e AKI-së.

Pjesa e dytë e audio-incizimit të mbledhjes së Bordit të RTK-së, dëshmon sesi Rilind Gërvalla flet padoreza për koordinimin e tij me zyrtarë të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), ai madje zotohet se i qëndron krejt asaj çfarë ka bërë me lajmin e rremë.

Drejtori i televizionit publik shpreh gatishmërinë e tij që të implikojë edhe më thellë në aferë zyrtarët e AKI-së, me të cilët është koordinuar për “verifikimin e informatave” rreth skandalit të portalit boshnjak “Slobodna Bosna”.

“Krejt çka kam bërë është në mënyrë zyrtare, asnjë gjë nuk është bërë në mënyrë shoqërore ose ëë.. natyrisht, këta persona kur të kthehen prej atij seminarit, apo kurdo që kanë qenë ata janë të gatshëm me ofru shpjegime edhe më të hollësishme për çkado që ju intereson juve”, deklaron Gërvalla në mbledhjen e bordit.

A konsumoi vepra penale Gërvalla i RTK-së që e bëri adresë të rrenës së rrezikshme AKI-në?
Fillimisht, le ta shqyrtojmë Ligjin Për Agjencinë e Kosovës për Intelegjencë. Neni 5 i këtij ligji, respektivisht, pika 5.7, paragrafi IX thotë kështu: “Drejtori i AKI-së siguron se AKI-ja nuk ndërmerr asnjë veprim me qëllim të ndikimit në procese politike, opinion publik, politika dhe media në Kosovë”.

Pra, AKI nuk guxon të përfshihet në ndikimin e proveseve politike, opinion publik, politika dhe media në Kosovë. Pra, Gërvalla mashtroi në Bord?

Kodi Penal i Republiës së Kosovës në nenin 323 parasheh veprën “mashtrimi”.
“Kushdo që me anë të paraqitjes së rreme të fakteve apo duke fshehur faktet ose në çfarëdo mënyre tjetër mashtruese dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për veten apo personin tjetër, ose për t’i shkaktuar dëm material personit tjetër, e mashtron apo vazhdon lajthimin e personit tjetër dhe me këtë e nxit një person që të kryej apo të mos kryej një veprim, i cili rezulton në dëm material të pasurisë së tij/saj apo të pasurisë së personit tjetër ose rezulton në dobi pasurore të kundërligjshme, për veten apo personin tjetër, nëse këtë vepër e konsumon për përfitime nga fondet publike ose institucionet publike, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej dy (2) deri në tetë (8) vjet”. – thuhet në Kod.

Pas skandalit që shpërtheu në RTK, ishte redaktori Jeton Musliu, i cili tregoi për presione të jashtëzakonshme gjatë kryerjes së detyrës.

Neni 195 i Kodit Penal, flet për Keqtrajtimin gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike.

Në këtë nen thuhet: “Personi zyrtar, i cili duke keqpërdorur detyrën apo autorizimet e tij e keqtrajton, frikëson ose fyen rëndë dinjitetin e personit tjetër, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet”.

Neni 414, Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar
“Personi zyrtar, i cili duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat e tij ose nuk i përmbush detyrat zyrtare të tij me qëllim që të përfitoj çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër apo që t’i shkaktojë dëm personit tjetër ose që t’i shkel të drejtat e personit tjetër, dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet.”

Meqenëse Gërvalla e lidhi drejtpërdrejt Nacionalen dhe Periskopin me Serbinë si dhe me kryekriminelin Milan Radojiçiq, për të cilin ka aktakuzë për terrorizëm. E meqenëse veprimtaria kundër Republikës së Kosovës në shërbim të armikut konsiderohet tradhëti kombëtare, Rilind Gërvalla me transmetimin e lajmit të rremë në edicionin qendror të lajmeve, ka nxitur njerëzit hiç më pak se drejt rrezikimit të jetës së gazetarëve të cilët i portretizoi si “punëtor të Vuçiqit e Radojiçiqit.

Kodi Penal i Republikës së Kosovës, në nenin 141 parasheh veprën “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”.
Aty thuhet: “Kushdo që nxit ose përhap publikisht urrejtje, përçarje dhe mos durim midis grupeve kombëtare, racore, fetare, etnike e të tjera, apo bazuar në orientimin seksual, identitetin gjinor dhe karakteristikat e tjera personale, në mënyrën e cila mund të prishë rendin publik dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë (5) vjet.” – shkruan në Kod Penal.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews