Një 80 vjeçare ka vdekur sot si pasojë e goditjes nga vetura në fshatin Drenoc të Klinës.
Rastin për Telegram News e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin rajonal, por si pasojë e lëndimeve të rënda nuk ka mundur t’ju bëjë ballë plagëve dhe ka vdekur. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar i Spitalit Rajonal të Pejës”, tha Gashi.