Haradinaj: 28 Nëntori, data që bashkon shqiptarët dhe nderon heronjtë e kombit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar 28 Nëntorin si një datë të shenjtë dhe të rëndësishme për shqiptarët.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook e cilësoi 28 Nëntorin si kryefestë kombëtare që nga viti 1443 e deri më 1912, kur Shqipëria shpalli pavarësinë, dhe më pas në vitin 1997, kur u bë dalja publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Haradinaj theksoi se kjo datë përkujton aktin sublim që i dha jetë shtetit shqiptar dhe është një moment për të nderuar patriotët shqiptarë.

“Sot, në pritjen solemne të organizuar nga ambasadori Malaj, përkujtuam aktin sublim që i dha jetë shtetit shqiptar.
Në këtë datë të shenjtë për kombin tonë, nderojmë gjithe patriotët shqiptarë ndër shekuj, duke filluar nga Skenderbeu e për të vazhduar tek ati i shpalljes së pavarësisë, Ismajl Qemali dhe çdo patriot kontributdhënës i kombit shqiptar”, theksoi ai.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews