Puna e Hamzës, Krasniqi: Jam i bindur që nuk ka kryeministër më të mirë në Kosovë se sa Bedri Hamza

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka lavdëruar kandidatin e partisë për kryeministër, Bedri Hamzën, duke e vlerësuar për angazhimin e tij të vazhdueshëm dhe rezultatet e arritura gjatë udhëheqjes së komunës së Mitrovicës.

Krasniqi ka theksuar se performanca e Hamzës është dëshmi e aftësisë së tij për të realizuar premtimet elektorale dhe për të kontribuar në zhvillimin e komunës.

Gjatë një paraqitje në emisionin “Politiko”, Krasniqi, duke iu referuar rezultateve të publikuara në një raport të Institutit GAP, rreth përmbushjes së premtimeve të kryetarëve të komunave në Kosovë, tha se Hamza, përkundër numrit më të premtimeve, përmbushja e tyre ishte me e larta.

“Para pak javësh u publikua një raport i Institutit GAP rreth përmbushjes së premtimeve të kryetarëve të komunave, dhe mua më vjen mirë që kryetarët nga radhët e PDK-së ishin, si në të gjitha matjet tjera, në krye. Përkundër faktit që zoti Hamza, si kryetar i Mitrovicës, kishte ndoshta numrin më të madh të premtimeve në total, ai ishte po ashtu edhe kryetari aktual i komunave që ka realizuar ose i ka përmbushur premtimet e tij elektorale në nivelin më të madh. Kjo tregon për karakterin e tij si udhëheqës”, tha Krasniqi.

Kreu i PDK-së theksoi se nuk ka kryeministër më të mirë në Kosovë se sa Bedri Hamza.

“Dhe unë jam i bindur që nuk ka kryeministër më të mirë në Kosovë se sa Bedri Hamza në kontekstin dhe në gjendjen aktuale në të cilën Kosova është sot dhe në të cilën ka ardhur si pasojë e mungesës totale të një vizioni qeverisës të qeverisjes aktuale”, shtoi ai.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews