Në kuadër të tubimeve që Lidhja Demokratike e Kosovës po mban nëpër qytetet e Kosovës, “Turneu i Ndryshimit” sonte është mbajtur në Suharekë.
Sipas të parit të kësaj partie, Lumir Abdixhikut, në këto tubime po tregohet “një frymë e jashtëzakonshme dhe se LDK po merr mbështetje të gjerë popullore”.
Abdixhiku ka thënë se LDK do të jetë adresa e qytetarëve kur gjërat shkojnë keq e mbrapsht.
“Kur gjërat shkojnë keq e mbrapsht, kur eksperimentet me qytetarët përfundojnë, ata kanë një adresë dhe shtëpi të vetme, kanë Lidhjen Demografikë të Kosovës, shpresën e parë dhe të fundit të Kosovës. Si lëvizja më e madhe shqiptare e kemi obligim ta shtrojmë dorën e qytetarëve, po shtrojmë rrugën e re për shtetin që e bënë ne si LDK”, tha ai.