Futbollistët e Arsenalit kanë shënuar fitore bindëse në xhiron e 13-të të Premier Ligës angleze kundër West Ham si mysafirë me rezultat 5:2.
“Topçinjtë” nisën furishëm takimin me katër gola të shpejtë brenda 26 minutash në pjesën e parë.
Serinë e golave e nisi Magalhaes në minutën e 10-të, pas asistimit të Saka. Ky i fundit asistoi edhe për golin e dytë të Arsenalit në minutën e 27-të, i cili u shënua nga Trossard.
Odegaard shtoi epërsinë në 3:0 përmes penalltisë në minutën e 34-të. Vetëm dy minuta më vonë Havertz shënoi edhe golin e katërt pas asistimit të Trossard.
Vendësit megjithatë shpejt u rikthyen me dy gola brenda dy minutash – Van Bissaka (38’) dhe Emerson (40’).
Në minutën e pesë të kohës shtesë të pjesës së parë Arsenali shënoi edhe golin e pestë përmes Saka nga penalltia.
Arsenali renditet i dyti në tabelë me 25 pikë, gjashtë më pak se lideri Liverpool.