I arratisuri nga Burgu i Dubravës qe 12 ditë, Ujkan Metajn, është arrestuar sot nga Policia e Kosovës në fshatin e tij, Shushicë e Ulët në Istog.
Metaj, i dënuar me 11 vjet burgim pas përfshirjes në rastin e vjedhjes së një banke në Istog, ku mbeti i vrarë polici Izet Demaj, u arratis më 12 korrik, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Tek sot, pas gati dy javësh, Policia e Kosovës e shpalli në kërkim dhe pas disa orësh u prangos.