Një qytetar serb është arrestuar sot në pikën kufitare në Jarinjë.
Kështu konfirmua zëvendësdrejtori i Policisë për Veriun, Veton Elshani, i cili tha se i arrestuari është Dushan Neshiq.
Sipas Elshanit, i njëjti po hynte në Kosovë nga Serbia, gjatë orës pesë të mëngjesit të sotëm.
“Personi është ndaluar të hënën rreth orës pesë të mëngjesit, teksa po hynte në Kosovë nga Serbia. I dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe gjendet në stacionin policor në Mitrovicën e Jugut”, tha ai./TelegramNews./