Arrestohet një person në Pejë, dyshohet se plagosi aksidentalisht një tjetër

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Pejë ka arrestuar një burrë në Pejë, nën dyshimin se ka kryer veprat penale “mbajtje në pronësi, kontroll të paautorizuar të armëve”, “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “lëndim i rëndë trupor”.

Sipas njoftimit të Policisë, bazuar në dëshmitë e dëshmitarëve ai ka plagosur aksidentalisht një person.

Policia thuhet se të hënën është njoftuar se në Spitalin Rajonal në Pejë, është një person i plagosur nga arma e zjarrit.

“Njësitet relevante menjëherë kanë shkuar në emergjencën e Spitalit, aty kanë takuar dëshmitaret e rastit të cilët deklarojnë se deri ishin në shtëpinë e viktimës ne fshatin Haxhaj-Rugovë, aksidentalisht ka shkrepur arma nga i dyshuari dhe është plagosur viktima. Viktima e rastit pas intervenimit ne Spitalin Rajonal në Pejë, është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftim.

Nga hetuesit e Stacionit Policor në Pejë, është arrestuar i dyshuari i këtij rasti, ndërsa në vendin e ngjarjes thuhet se janë gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë M57, një karikator i të njëjtës armë, një fishek i kalibrit 7.62x25mm, tri gëzhoja të kalibrit 7.62x25mm, një armë automatike AK47, një kariokator i të njëjtës armë, tri gëzhoja të kalibrit 7.62×39 mm dhe 6 gëzoja të kalibrit 9mm.

Pas intervistimit nga hetuesit i dyshuari, thuhet se me vendim të Prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48-orë./BetimipërDrejtësi

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews