Shala i reagon Kurtit: 12.5 milionë euro duke e keqpërdorur ligjin dhe mekanizmin institucional të shtetit

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, ka reaguar ndaj kryeministrit, Albin Kurti rreth ndërmarrjes publike Ibër-Lepenci.

Ai ka thënë se rritja e të hyrave për këtë ndërmarrje është bërë duke keqpërdoru ligjin dhe mekanizmin e shtetit.

“Rritja dramatike e të hyrave të “Ibër-Lepencit” dhe mënyra se si është realizuar kjo rritje janë shqetësuese. Përkundër përpjekjeve për ta paraqitur këtë si sukses, realiteti flet për një sistem që dëmton interesin publik dhe qytetarët.” – ka shkruar ai.

Shkrimi i plotë:

12.5 milion euro duke e keqpërdorur ligjin dhe mekanizmin institucional të shtetit

Albin Kurti, në frymën e krejt fushatës së tij, paska përdorur armën e tij më të fortë, gjuhën e manipulimit. Ai po lavdërohet me të hyrat e ndërmarrjes publike “Ibër-Lepenci”.

Është e vërtetë që ndërmarrja publike ka gjeneruar fitim prej 1.6 milion eurove për vitin 2024, por duhet të tregojmë se ky fitim është në kurriz të qytetarëve të Kosovës, të cilët janë të shtyrë të paguajnë tarifa më të larta për energjinë elektrike. Prandaj, suksesi i vetëm i kësaj ndërmarrjeje nën menaxhimin e VV-së është plaçkitja e qytetarëve.

“Ibër-Lepenci” ka injektuar energji elektrike në sistem në formë të jobalanceve pozitive, kostot e së cilës më pas janë mbuluar nga KOSTT, përmes fondeve të siguruara nga Qeveria e Kosovës. Kjo faturë përfundon/paguhet nga konsumatori i fundit, qytetari.

Nga viti 2020 deri në vitin 2023, kjo ka rezultuar me një kosto të përgjithshme për KOSTT prej rreth 12.5 milion eurove, rrjedhimisht të hyrat për “Ibër-Lepencin”.

Rritja dramatike e të hyrave të “Ibër-Lepencit” dhe mënyra se si është realizuar kjo rritje janë shqetësuese. Përkundër përpjekjeve për ta paraqitur këtë si sukses, realiteti flet për një sistem që dëmton interesin publik dhe qytetarët.

Transparenca dhe zbatimi i legjislacionit mbeten kyçe për të adresuar këtë situatë dhe, në këtë kuptim, presim organet relevante që ta pasqyrojnë çdo veprim të secilës palë të përfshirë në këtë proces.

Veprimet e kundërligjshme të kësaj qeverie dhe korrupsioni masiv i saj në sektorin e energjisë duhet të hetohen urgjentisht nga Prokuroria Speciale.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews