Haradinaj takohet me përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur: Dyfishimi i pagave, hapi për një Kosovë fituese

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një bisedë të sinqertë me përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës, ku ka prezantuar ofertën e tij për një “Kosovë fituese”.

Haradinaj theksoi se programi i tij ofron dyfishimin e pagave dhe pensioneve në sektorin publik, duke e arritur pagën minimale prej 500 eurosh.

Ai preku rëndësinë e rikthimit të dialogut social dhe forcimit të sindikatave në ndërtimin e politikave qeverisëse.

Plani i tij synon ndalimin e largimit të kuadrove profesionale dhe ndërtimin e një Kosove më të fuqishme dhe me shpresë.

Postimi i plotë:

Bisedë e sinqertë me përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës, të cilëve i prezantova ofertën tonë për Kosovën fituese.

Ka vetëm një zgjidhje: Dyfishim i pagave në sektorin publik, si dhe të pensioneve baraz me pagën minimale në vlerë prej 500 euro.

Ky është zotim i yni të cilin do ta bëjmë realitet që në ditët e para gjatë mandatit qeverisës.

Programi ynë ofron zgjidhje konkrete dhe të realizueshme. Do të rikthejmë dialogun social qeveri – sindikatë dhe Kontratën Kolektive, do ta amandamentojmë Ligjin për organizmin sindikal në mënyrë që sindikatave t’i fuqizojme rolin e tyre në ndërtimin e politikave qeverisëse, do të bëhet implementimi i ligjit për pensionistët kontributdhënës për të punësuarit pas luftës së vitit 1998-99.

Plani ynë për Kosovën Fituese është garancë për të rikthyer dinjitetin e punës, për të ndaluar largimin e kuadrove profesionale nga vendi dhe për të ndërtuar një Kosovë që ofron shpresë për të gjithë.

Kosova Fituese është projekti që i duhet vendit tonë sot!

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews