Ish-ministri i Shëndetësisë të Shqipërisë, Ilir Beqaj u arrestua mëngjesin e sotëm. Ai dyshohet se ka kryer abuzime me fondet e drejtorisë së SASPAK.
Lidhur me këtë dosje pak muaj më parë u zhvilluan disa kontrolle në disa biznese.
Beqaj doli në komunikime me vartës të tij në kohën kur drejtonte zyrën e SASPAC, biseda lidhej me “kopsitjen” e letrave dhe praktikave.
Hetimi i kësaj dosjeje do bëhet nga prokurorja Elida Kaçkini dhe Altin Dumani.
Tashme Beqaj krahas masës së sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim dalje jashtë vendit” për sterilizimin, i shtohet edhe mase e dytë e sigurisë ajo e arrestit me burg./EN