Gjykata Themelore e Mitrovicës, dega në veri, i ka caktuar katër të rinjve serbë masën e arrestit shtëpiak për sulmin ndaj policëve.
Avokati Shyqyri Syla konfirmoi për Klan Kosova se të rinjtë kërkuan falje dhe pranuan se i kishin ofenduar policët, por jo që i kishin sulmuar fizikisht.
Prokuroria kishte kërkuar paraburgim, por gjyqtari e refuzoi këtë kërkesë.
Syla tha se pajtohet me masën e arrestit shtëpiak, pasi është hera e parë që të rinjtë kryejnë vepër penale.
Ndërkohë, gjatë ditës në veri janë mbajtur protesta nga serbët.