Shqipëria fitoi mbrëmë me rikthim si mysafir i Ukrainës me rezultat 1:2.
Një nga golat e mbrëmshëm e shënoi edhe Ardian Ismajli.
Përveç golit, ai ishte një muri i pakalueshëm dhe pati paraqitje fenomenale.
E pas gjithë kësaj, ai është përfshirë edhe në formacionin e javës nga SofaScore.
I vlerësuar me notën 8.3, mbrojtësi i Empolit u zgjodh nga më të mirët e kësaj jave
Kujtojmë që Ismajli nuk pati fare minutazhë në EURO 2024, e në lidhje me këtë gjë, kishte reaguar edhe babai i tij.
Mirëpo, ai nuk u dorëzua, uli kokën dhe punoi fortë për t’u rikthyer dhe për të lënë shpirtin në fushë për Kombëtaren e tij.