Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka bërë një apel për autoritetet serbe që të veprojnë ndaj autorëve të sulmit të 24 shtatorit 2023 në Banjskë, të cilët kryesoheshin nga Milan Radoiçiq.
Hargreaves ka theksuar rëndësinë e vendosjes së drejtësisë për rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili humbi jetën gjatë këtij sulmi terrorist.
Në një postim në llogarinë e tij në “X”, ambasadori vlerësoi profesionalizmin dhe trimërinë e Policisë së Kosovës për veprimet e tyre që ndihmuan në rivendosjen e rendit atë ditë, si dhe për punën e prokurorëve që ngritën aktakuzë lidhur me rastin.