Shefi i ri i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka theksuar se ata që ishin pjesë e grupit të serbëve që kryen agresionin në Banjskë më 24 shtator të vitit 2023 duhet të dalin para drejtësisë.
Në një postim në platformën X, ai e ka theksuar këtë në një vjetorin e rënies së Rreshterit Afrim Bujnaku, dhe agresionit në Banjskë të Zveçanit.
“Një vit pas sulmit në Banjskë, i kam bërë nderimet e mia Afrim Bunjakut, i cili u vra tragjikisht në krye të detyrës. Mendimet e mia janë me familjen e tij, kolegët dhe popullin e Kosovës, të cilët kërkojnë drejtësi. Ne bëjmë thirrje për ndjekje të shpejtë të autorëve” – ka shkruar ai në rrjetin social “X”.