Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka njoftuar për punëtorinë që trajtoi menaxhimin e lëndëve penale, organizuar për 30 gjyqtarë nga Gjykata Themelore e Prishtinës.
“Gjyqtarët e qarkut të SHBA-së, kryetari i Gjykatës Themelore të Prishtinës dhe Këshilltari Ligjor Rezident prezantuan praktikat më të mira, që mbulojnë kontrollin e lëndëve, seancat përgatitore, gjykimet e njëpasnjëshme, seancat e dënimit dhe menaxhimin e sallës së gjyqit”, ka njoftuar ambasada.
Ambasada ka deklaruar tutje se kjo është përpjekje për efikasitet të gjykatave të Kosovës.
“Ky bashkëpunim nënvizon përkushtimin tonë për të rritur aftësitë e gjyqtarëve kosovarë dhe për të përmirësuar efikasitetin e gjykatave”, kanë shkruar ata.