Në nderim të së ndjerës – ish-amabasadores së parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë – Tina Kaidanowa është mbjellur një pemë para ndërtesës së ambasadës amerikane nga Ndihmës Sekretari i Shtetit, James O’Brien dhe ambasadori Jeffrey Hovenier.
“Në një ceremoni përkushtimi dhe mbjelljeje pemësh në kujtim të ambasadores Tina S. Kaidanow, ambasadores së parë të SHBA-së në Kosovë. Kjo pemë do të qëndrojë si simbol i trashëgimisë së saj, duke na kujtuar përkushtimin e saj të palëkundur në rrugëtimin e Kosovës drejt paqes, demokracisë dhe pavarësisë”, shkroi ambasada amerikane në një postim në Facebook.