Gjykata Speciale në Hagë konfirmoi me 6 dhjetor një aktakuze të re kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut, Isni Kilajt dhe Hajredin Kuçit.
Ata akuzohen për vepra penale që lidhen me “pretendime për përpjekje të paligjshme për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve në gjykimin e krimeve të luftës Thaçi dhe të tjerët”.
Konferenca e parë për ecurinë e çështjes do të mbahet të martën e javës së ardhshme.