Editoriali festiv: Kosovës t’ia kthejmë buzëqeshjen!

Nga dinamika e prerjes kalendarike, të vitit që po e lëmë pas, në dinamikën e re me të cilën fillon viti i ri 2025, e ku janari determinon fushatën elektorale që ka pas vetes enigmën kush do ta udhëheq Republikën e Kosovës për katër vitet e radhës.

Si zakonisht, arritëm në fund të një viti që karakterizohet me kritika dhe skandale shtetërore dhe nga veranda e ndërrimit të motmotit, qytetarët shprehin admirim për jetë më të mirë që mund të sjell fati i padukshëm.

Mbase, një pjesë fati vjen nga njerëzit që dalin në krye të shtetit, për një siguri dhe ekonomi që ndryshon mirëqenien e jetës kosovare dhe kjo pjesë fati do të shpërndahet nga dora qytetare më datën 9 shkurt 2025.

Kosova ka shumë punë para e pas vetes, djathtas e majtas, punë dhe obligime të pambaruara të cilat nuk mund të shndërrohen në xixa yjore përmes shkopit magjik e as fjalimeve të konferencave mashtruese që  duken romancë adoleshente.

Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për ndryshime përmbajtësore, për ta bërë realitet të fuqishëm ekonomik shtetin tonë, Republikën e Kosovës që “fle mbi arë”, siç e prezantuan këto ditë shumë media botërore, tokën dhe nëntokën minerare të këtij vendi, duke vënë mbi të  si tregues një diamant, shtatë rrezet e të cilit prekin qiellin.

Kosova ka nevojë ta sensibilizojë dhe rirreshtojë politikën shtetërore për t’i hequr nga duart e “Hagës raciste”, siç tha një i sapo liruar nga atje dhe së bashku me Shtëpinë e Bardhë që instalon më 20 janar presidentin e ri Trump, t’i kthejë në shtëpi krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Kosova s’ka më kohë për të humbur njerëz të mëdhenj dhe si vend aktualisht pa fuqi punëtore, duhet ta kthejë potencialin shqiptar nga Evropa, e cili ndalonte Kosovën për ndërtim termocentralesh të reja me qymyr, duke e rikthyer vetë në punë prodhimin e rrymës nga thëngjilli.

Kosova, duhet t’i kthehet punës me Amerikën duke i larguar nga tregu politik ata që  kërkuan shpëtimin e veriut te Lajçaku.

Për një Kosovë ëndrrash, duhen ndërruar udhëheqësit!

Gëzuar vitin e ri 2025!

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews