Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova” ku janë përfshirë dy vetura dhe një kamion.
Rastin për Telegram News e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.
Hoxha nuk tregoi për numrin e viktimave derisa shtoi se do të ketë njoftime të reja.
“Me datë 21.10.2024 rreth orës 18:40 në autostradën “Dr. Ibrahim Rugova” në Prizren Veri-Prizren Jug; km-13 është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet ku janë të përfshira: Një automjet me targa të huaja, një kamion dhe një automjet me targa vendore. Në vendin e aksidentit kanë dalë njësitet relevante policore dhe ekipe tjera. Policia është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore lidhur me shkaktarët e këtij aksidenti të rendë”, tha ai.