Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu ka reaguar ndaj Qeverisë Kurti.
Përmes një postimi në Facebook, Abdullahu ka shkruar se mbajtja e SHBA-së në distancë ndaj Qeverisë Kurti sipas tij, rezulton me mbrojtje ndaj të korruptuarit.
“Mbajtja e ShBA-së në distancë nga Qeveria Kurti bohet edhe për t’i mbrojtur të korruptuarit që e ndihmojnë kët’ Qeveri. Sa më larg ShBA-ja nga Kosova aq më të sigurtë hajnat e sotit”, ka shkruar Abdullahu. /TelegramNews/