Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës njoftoi për rritje të pagave.
Rukiqi përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se kjo është “hajgare me dinjitetin e shërbyesve publik”.
“Hajgare me dinjitetin e shërbyesve publik
55 euro rrritje në Janar 2025, 110 euro rritje në Korrik 2025
Në përqindje, vetëm 9.65% rritje në Janar 2025, ndërsa 19.30% në Korrik të vitit 2025.” – ka shkruar ai.
Sipas Rukiqit, rritja e paralajmëruar e pagave nuk i kompenson shpenzimet e rritura nga rritja e çmimeve.
“Mos të harrojmë, që rritja e çmimeve në 3 vitet e fundit ka qenë 22.5%, pra rritja e paralajmëruar e pagave, nuk i kompenzon as shpenzimet e rritura nga rritja e çmimeve.
Me ndryshimin që po vjen, në ditën e parë të qeverisjes, me Lumirin Kryeministër, koeficienti bëhët 150.” – ka shkruar Rukiqi.