Abdixhiku takon Kasanof: Pas 9 shkurtit LDK do ta ketë prioritet riparimin e raporteve me ShBA-në

Takim me emisarin amerikan, Alekasnder Kasanof, ka zhvilluar sot edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Përgjatë këtij takimi Abdixhiku ka ngritur si shqetësim raportin e dëmtuar të Qeverisë së Kosovës me ShBA-në dhe partnerët e tjerë strategjikë dhe të sigurisë

Kreu i LDK-së i ka thënë zyrtarit të lartë amerikan se nëse LDK do të drejtojë Qeverinë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, do të jetë prioritet riparimi i raporteve me SHBA.

“Kryetari Abdixhiku e siguroi z. Kasanof se, me formimin e qeverisë së re, të drejtuar nga LDK-ja, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, riparimi i këtyre raporteve do të jetë çështje e prioritetit më të lartë. Abdixhiku theksoi se partneriteti strategjik me SHBA-të në fushën e ekonomisë, të energjisë dhe të sigurisë është jetik për LDK-në dhe për Kosovën”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews