A ka politikë në mbylljen e llogarive të Telekomit të Kosovës?

Kompania publike, Telekomi i Kosovës njofton se sërish i janë bllokuar llogaritë nga Përmbaruesi Privat.

Rasti ka të bëjë me Z-Mobile.

Në reagimin e tij Telekomi ka gjykuar se “bllokimi i llogarive është bazuar në vendime të padrejta dhe të ndikuara politikisht”.

“Pas refuzimit të Prapësimit të Urdhërit Përmbarimor që lidhet me arbitrazhin në rastin “Dardafon 2” (Z-Mobile) nga ana e Gjykatës Komerciale, dje, më datë 03.10.2024, Përmbaruesi Privat me të pranuar këtë Aktvendim vetëm brenda një ore, i ka bllokuar të gjitha llogaritë bankare të Telekomit të Kosovës. Ky bllokim i llogarive bankare të Telekomit të Kosovës nga ana e Përmbaruesit Privat është i bazuar në vendime tërësisht të padrejta, andaj Telekomi i Kosovës do të vazhdojë të kundërshtojë këto vendime që janë pasojë e një kohe dhe një keq menaxhimi të ndikuar skajshëm nga politika e asaj kohe edhe nga interesa të fuqishme private”, thuhet në njoftim.

Gazeta Telegram News, duke qenë e informuar me kohë se për rastin e Telekomit dhe Z-Mobile, është caktuar përmbaruesi i ri, ka dërguar  kah  fundi i muajin korrik disa pyetje në  dy email  adresa  të Zyrës për Informim të Telekomit të Kosovës, nga të cilat nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Pyetjet  kanë qenë këto:

1.A është e vërtetë se  është iniciuar procedura  përmbarimore për mes përmbaruesit, për ekzekutimin e vendimit të arbitrazhit në shumë prej 10 milionë e 270 mijë euro, me interes 8%, ndaj juve si debitor…

2.Nëse është iniciuar kjo procedurë pse nuk ka asnjë reagim prej jush, a do të thotë kjo se ju po e pranoni në heshtje këtë borxh?

3.Në rast se ekzekutohet ky borxh, a do të rrezikojë Telekomi falimentimin dhe punëtorët të mbeten pa paga?

4.Na tregoni a është iniciuar ndonjë procedurë ndaj bordit të atëhershëm dhe menaxhmentit të cilët në atë kohë e kanë shkëputur  kontratën e Z-Mobile dhe si pasojë është dëmtuar Telekomi me shumën që tani ka shkuar në procedurë përmbarimore?

Zyra për  informim e Telekomit të Kosovës, nuk ka  kthyer asnjë përgjigje te gazeta.

Duke qenë në vijë me rëndësinë e problemit  gazeta ka dërguar pyetje edhe në Gjykatën Komerciale, por nuk ka marrë përgjigje.

Pyetja që është dërguar në  Gjykatë Komerciale është  kjo:

1.Ju lutem a mund të na  konfirmoni a është pranuar në Gjykatë lënda nga përmbaruesi privat për shqyrtim të prapësimit nga debitori Telekomi i Kosovës kundër kreditorit Dardafon Net-Z-Mobile, vlera e kontestit 10 milion e 270 mijë euro me interes 8%?

Gazeta nuk ka marr përgjigje .

Kontratat që sollën Telekomin  në prag të ekzistencës

Tash bie pyetja, pse  nuk kishte transparencë në gjithë këto procese  dhe pse nuk flitet më te cili përmbarues ka kaluar lënda e re.Më tej në komunikatë thuhet se ky rast është pasoja e dytë më e madhe e një kontrate tejet të dëmshme të vitit 2009, përmes së cilës Telekomi i Kosovës, deri tani, përveçse është dëmtuar financiarisht me mbi 100 milionë euro, është detyruar padrejtësisht të paguajë edhe mbi 60 milionë euro të tjera përmes proceseve gjyqësore që ishin kurdisur përmes kësaj kontrate. Me këtë bllokim të llogarive Përmbaruesi Privat synon të tërheqë nga llogaritë e Telekomit të Kosovës, dhe për interes të Z-Mobile, edhe rreth 12 milion euro borxh kryesor.

“Edhe pse Telekomi i Kosovës ka bërë kallëzim penal në organet përkatëse të rendit si dhe publikisht në vazhdimësi e ka denoncuar këtë kontratë lidhur me pasojat e shumta negative që e njëjta ka prodhuar dhe vazhdon të prodhojë, për kompaninë nga skemat e organizuara për përfitime të grupeve të caktuara të interesit, fatkeqësisht deri më sot askush nga zyrtarët dhe personat e përfshirë në këtë skemë kriminale nuk ka dhënë llogari para gjykatës”.

Në fund thuhet se menaxhmenti i Telekomit të Kosovës, që nga sot, bashkë me Bordin e Drejtorëve, do të analizojnë dhe ndërmarr të gjithë hapat e mundshëm me qëllim të zhbllokimit sa më të shpejt të llogarive të bllokuara bankare si dhe do të kujdeset të vazhdojë sigurt procesin e modernizimit të shërbimeve, si dhe të gjitha proceset e tjera të punës dhe biznesit, të cilat po e rikthejnë kompaninë tonë, ngadalë por sigurt, në vendin që i takon si ofruesi i parë i shërbimeve të telekomunikimit në vendin tonë./Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews