Jo rrallë, Presidentja dhe Kryeministri ndodh të udhëtojnë një kohësishtë jashtë shtetit për përmbushje të agjendave të tyre shtetërore, apo për udhëtime të karakterit eksursionist, që nuk është agjendë shtetërore.
Dy figurat qendrore të cilat marrin vendime në momente solemne e kritike të shtetit, më shume në situata të brishta të sigurisë siç është Kosova, bëjnë koordinime të caktuara për zbatim detyrash kushtetuese, të cilat duhen zbatuar në terren dhe në zyrë, konform gjendjes.
Kosova e ka pasur një situatë në vitin 2014 kur Serbia nisi drejt Kosovës trenin e emëruar “Kosova është Serbi”, i cili duhej të futej në territorin e Kosovës me çdo kusht të mundshëm.
Atëbotë u koordinuan për veprim Hashim Thaçi President dhe Isa Mustafa Kryeministër i shtetit dhe pas përgatitjeve logjistike në terren, dihej çfarë do të ndodhte për ndaljen e trenit serb, por ai ndaloi diku në Rashkë.
Nisja e trenit provokues, sipas autoriteteve të Beogradit ishte një “sprovë me synimin për vendosjen e linjës së rregullt Beograd – Mitrovicë”.
Në realitetin e sotëm në Kosovë, Presidentja dhe Kryeministri, jo rrallë kanë mungesë komunikimi funksional, për të qenë vigjilentë rreth detyrave kushtetuese,
Këto ditë ka ndodhur që Kryeministri i Kosovës që ka qëndruar në SHBA për disa ditë, nga aty ka ateruar në Varshavë të Polonisë, ndërsa edhe Presidentja ka rrugëtuar në Francë. A mund ta braktisin përnjëherë Kosovën Presidentja dhe Kryeministri duke e lënë një boshllëk institucional në raste kur ka situatë emergjente:
Njohësi kushtetues Blerim Burjani : Dy figurat tona të larta udhëtojnë shpesh edhe pa agjendë shtetërore
“Nuk ka mekanizëm ligjor qe e rregullon këtë fushë të vizitave, por koordinimi me agjendat është çështje politike. Ishte dashur të ekzistonte një bindje politike që kjo mos të ndodh në mënyre të pa koordinuar, ku dy krerët e lartë të shtetit të mos jenë të pranishëm në Kosovë. Pra, çështja është respektimi i shtetit dhe i qytetarëve dhe nevojave te tyre. Çështja e dytë është çështja e sigurisë dhe rëndësisë që ka momenti për Kosovën. Nuk mund ta kuptojmë që presidentja e shtetit që ka më shumë kompetenca ceromoniale, përveç dy kompetencave që janë politika e jashtme dhe Komandant i Forcave te Armatosura, ta lëshojë vendin për vizita studimore, turistike apo ceromoniale. Për shembull për të shkuar në Panama për ta inaguruar një president edhe pse me te drejt, secili president deri me tash në përpikëri ka udhëtuar gati kot pa dobi për popullin dhe Kosovën. kryeministri ka kompetenca ekzekutive dhe krysishtë udhëtimet i bën për punë, edhe pse kryeministri tash për vizita studimore në SHBA që nuk ka agjendë shtetërore, apo më heret në Greqi, pra duhet t’i reduktojë takimet me qytetarë dhe diasporë. Për udhëtime duhet të kihet parasysh jo udhëtim pa nevojë dhe me agjendë artificiale”, thotë Burjani.
Është nonsens politik dhe kushtetues, nëse Kryeministri deklaron se Serbia po planifikon ta sulmojë Kosovën, siç edhe ka ndodhur, ndërsa Presidentja të niset për udhëtime jashtë shteti pa një agjendë të dobishme për shtetin.
Në praktikat e vizitave të liderëve shtetërorë, janë shumë të shpeshta shtyrjet e udhëtimeve jashtë vendit, çoftë edhe për një situatë emergjente./Telegram News