Xhirafa i ‘rrëmben’ vajzën 2-vjeçare nga krahët e nënës. Video

SHBA- Udhëtimi me safari i një familjeje në një park të kafshëve të egra në Teksas mori një kthesë të tmerrshme kur një gjirafë reagoi papritur ndaj një vajze të vogël. Videoja e publikuar nga babai i vajzës Jason Totten, tregon vajzën 2-vjeçare të ulur në prehrin e nënës së saj në pjesën e pasme të një kamioni gjatë një turneu në Fossil Rim Park.

Nëna e Paisley zgjatet për t’i ofruar ushqim gjirafës që i është afruar kamionit, kur papritmas kafsha kap vogëlushen me gojë dhe e ngre lart. Në atë moment dëgjohet klithma e nënës.

Një video tjetër e marrë nga pasagjerët e një automjeti pas kamionit zbulon se fatmirësisht gjirafa e ngriti vajzën e vogël vetëm disa centimetra dhe më pas e hodhi pothuajse menjëherë në krahët e nënës së saj.

Në një deklaratë për mediat amerikane, shefi i marketingut i Qendrës Fossil Rim Wildlife në Glen Rose tha se menaxhmenti i qendrës u informua për incidentin dhe menjëherë ndërmori hapa për të parandaluar që diçka e tillë të përsëritej. Një nga këto masa është ndalimi i vizitorëve të parkut që të marrin pjesë në turin “safari” të ulur në pjesën e pasme të një kamioni.

“Ishte një aksident, gjirafa nuk donte. Ishte thjesht diçka që ndodhi. Ne nuk kemi inat as me kafshën dhe as me parkun” tha babai i vajzës.

Dramatic video shows the moment a giraffe grabbed a 2-year-old girl from her family's vehicle at a Texas safari park and lifted her into the air https://t.co/biG3FbLwN3 pic.twitter.com/JjxyTxrLRz

— ABC7 Eyewitness News (@ABC7) June 5, 2024

“>

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews