Këngëtari Robert Berisha ka deklaruar se këngëtarja Tuna e ka trajtuar keq nënën e tij, gjatë kohës sa ajo qenë e sëmurë me kancer.
Në KlanKosova, Roberti tha se nusja e vëllait të tij e ka mërzitur nënën e tyre, e që siç tha ai ajo ka qenë pika e dobët për të.
“Ndoshta me vëlla është më lehtë mu idhnu, por me prind s’mundesh. Patrisi mu më sheh si babë, e se besoj që mu kanë idhnu ndonjëherë. Kur kam fol diçka, ai e ka ditë që është për të mirën e tij. Edhe në këtë rast e ka ditë që unë e kam pikë të dobët mamin, e edhe unë jam pika e dobët e saj. Bo çka dush në burr tëndin në shtëpi tënden, por në shtëpi timen me nënën time, nuk e shof kush është, e aty ka qenë një mosmarrëveshje. Në raport me nënën time me u sjell keq, me kancer, me krejt ato kimio-terapia që i ka pas, me ma mërzit dikush, s’ja vlen”, ka thënë Berisha.