Aktorja Shannen Doherty, e njohur për rolet në shfaqjet “Beverly Hills, 90210” dhe “Charmed”, ka vdekur në moshën 53-vjeçare.
“Me zemër të thyer konfirmoj ndarjen nga jeta të aktores Shannen Doherty. Të shtunën, më 13 korrik, ajo humbi betejën me kancerin pas shumë vitesh luftë me sëmundjen”, tha Leslie Sloane, zëdhënësja e të ndjerës.
“Vajza, motra, tezja dhe shoqja e përkushtuar ishte e rrethuar nga të dashurit e saj si dhe nga qeni i saj, Bowie. Familja kërkon privatësinë e tyre në këtë moment”, shtoi Sloane.
Aktorja u diagnostikua për herë të parë me kancer në gji në vitin 2015 dhe ka folur hapur për rrugëtimin e saj shëndetësor ndër vite.
Si pjesë e trajtimit të saj, ajo iu nënshtrua terapisë kundër estrogjenit, lumpektomisë, mastektomisë, kimioterapisë dhe rrezatimit.