Sot është në orar për t’u zhvilluar ndeshja miqësore e Përfaqësueses së Kosovës ndaj asaj të Norvegjisë.
Dardanët do të luajnë sot në udhëtim te Norvegjia, në ndeshjen e vetme miqësore të organizuar për këtë muaj, në datat e lira të FIFA-s.
Ekipi i Franco Fodas ka bërë të gjitha përgatitjet gjatë një jave punë në Kosovë dhe dje pasdite ka arritur në Oslo.
Në konferencën për media, Foda ka deklaruar se ekipi i tij është maksimalisht i përgatitur për paraqitje të mirë ndaj ekipit nordik.
Kjo ndeshje pritet të zhvillohet në ‘Ullevaal Ostadion’ të Oslos me fillim nga ora 19:00.