Sulmet izraelite ndaj kampeve qendrore të Bureij dhe Maghazi të Gazës tani kanë vrarë të paktën 11 njerëz.
Dhjetra njerëz të plagosur në sulme u dërguan me shpejtësi në Spitalin Al-Aksa aty pranë në Deir el-Balah, sipas pamjeve të verifikuara nga agjensia e kontrollit të fakteve të Al Jazeera.
Dëshmitarët okularë nga kampet Maghazi dhe Bureij po flasin për atë që duket si një shkallëzim i sulmeve në ato që parashikojnë si fillimi i një pushtimi tokësor dhe kjo fushatë bombardimesh është vetëm një përgatitje që siguron mbulim për tanket dhe që automjetet e blinduara të ecin përpara. /Telegrami/