Ish-ministri izraelit i Mbrojtjes, Moshe Yaalon, ka akuzuar Izraelin për kryerjen e krimeve të luftës dhe spastrimit etnik në Rripin e Gazës, duke nënvizuar se ekstremistët në kabinetin e kryeministrit Netanyahu kërkojnë të dëbojnë palestinezët dhe të rivendosin vendbanimet hebraike.
Yaalon paralajmëroi për krime lufte, duke kritikuar politikën e qeverisë.
Partia Likud e Netanyahu e akuzoi për shpifje, ndërsa ministri i Jashtëm, Gideon Sa’ar, e quajti të pabazuar akuzën. Më herët, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhra arresti për Netanyahu dhe Gallant për krime lufte.
Yaalon e cilësoi këtë një udhëkryq për kombit. /TelegramNews/