Krasniqi: 365 ditë nën sanksione nga BE-ja, Qeveria të japë dorëheqje

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka thënë se sot bëhen një vit nga vendosja e masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Ajo përmes një statusi në Facebook tha se askush nuk ka mundur ta paramendoj qe aleatët tanë 25 vite pas intervenimit për çlirimin e Kosovës do të vendosnin sanksione për ne.

E për këtë Krasniqi tha se partia në pushtet duhet të japë dorëheqje sepse siç tha ajo, vendi është në situatën më të vështirë që ka qenë ndonjëherë.

“365 ditë nën sanksione nga BE-ja. Sot bëhet 1 vit nga vendosja e masave ndëshkuese nga BE-ja për Republikën e Kosovës. Askush nuk ka mundur ta paramendoj qe aleatët tanë 25 vite pas intervenimit për çlirimin e Kosovës do të vendosnin sanksione për ne. Kjo qeveri është e dështuar dhe duhet të japë dorëheqje sepse vendi është në situatën më të vështirë që ka qenë ndonjëherë. Kjo qeveri e ka humbur rrugën dhe ka shkaktuar dëme të mëdha për vendin. Në këtë kohë ne do të duhej të festonim anëtarësimin në ndonjë organizatë ndërkombëtare, avancimin për ulëse në NATO dhe BE, ndërsa ne fatkeqësisht, po festojmë 1 vjetorin e sanksioneve nga BE-ja, shtëpia ku kemi ëndërruar gjithmonë të jemi pjesë e saj”, shkroi ajo.

Derisa shtoi se kjo qeveri  siç e quajti ajo e turpit do të mbahen në mend për dëmet e pariparueshme që ia kani shkaktuar vendit./Telegrami.co./

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews