Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Bedri Hamza sot (e premte) do të nis aktivitetin e tij parazgjedhor me një vizitë në kompaninë KonSoni në Gjakovë në ora 15:00.
Në ora 17:00, Hamza do të mbajë tubim me qytetarët e Komunës së Gjakovës në Pallatin ‘’Asim Vokshi’’.
Nga Gjakova, Hamza do të vazhdojë për në Malishevë për tubimin e radhës me qytetarët e kësaj komune. Tubimi i PDK-së në Malishevë me kandidatin e saj për kryeministër Bedri Hamza do të filloj nga ora 18:30 në Palestrën ‘’Habib Zogaj’’.