Familjarët e viktimave të masakrës së Poklekut: Ambasadori Walker u trondit nga historia që dëgjoi

Ambasadori William Walker sot ka vizituar shtëpinë-muze të Masakrës së Poklekut në Drenas. Ai aty u prit nga familjarët e të vrarëve në këtë masakër.

“Sot, më datë 28.01.2025, në shtëpinë muze “Masakra e Poklekut”, u zhvillua një ngjarje e rëndësishme ku familjarët e të rënëve në masakrën e Poklekut, Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Ramiz Lladrofci, deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nxënës dhe arsimtarë të shkollës, banorë të fshatit Poklek, si dhe qytetarë të shumtë pritën mikun e madh të Kosovës, ambasadorin William Walker.”

Në një reagim nga familjarët e viktimave thuhet se ambasadori Walker është tronditur nga historia që e ka dëgjuar aty.

“Gjatë vizitës së tij në këtë vend të dhimbjes dhe kujtesës, ambasadori Walker u trondit nga historia që dëgjoi aty. Ai shprehu keqardhje të thellë duke theksuar se krimi në Poklek ishte edhe më i rëndë se ai në Reçak, për shkak të përmasave të papara dhe barbarisë së treguar. Walker deklaroi se masakra në Poklek duhet të dënohet, pasi gjurmët e saj janë dëshmi të qarta të këtij krimi makabër.”

Walker në fund ka falënderuar të pranishmit për përkujdesjen e ruajtjes së kujtesës histroike dhe theksoi rëndësinë e drejtësisë për viktimat e kësaj masakre.

“Në përfundim të vizitës, ambasadori William Walker falënderoi të gjithë të pranishmit për përkujdesjen në ruajtjen e kujtesës historike dhe theksoi rëndësinë e drejtësisë për viktimat e kësaj masakre. Ai gjithashtu pranoi librin “Shtëpia me Gjak në Mure”, të autorit Afrim Hysenaj, si një kujtesë e përhershme për tragjedinë dhe heroizmin e popullit të Kosovës.”

“Masakra e Poklekut, ashtu si shumë ngjarje të tjera të tmerrshme të asaj periudhe, vazhdon të mbetet një simbol i dhimbjes dhe sakrificës së popullit të Kosovës. Vizita e William Walker dhe angazhimi i tij për të mbrojtur të drejtat e njeriut janë një dëshmi e vazhdueshme e përpjekjeve për drejtësi dhe paqe. Edhe pse dhimbja është e thellë, kujtimi i ngjarjeve si këto na fton të reflektojmë mbi rëndësinë e paqes dhe të bashkëjetesës mes popujve. Të kujtojmë viktimat dhe të angazhohemi për një të ardhme paqësore dhe të drejtë për të gjithë.”

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews