PDK-ja dorëzon pesë ankesa ndaj LVV-së, e cila dënohet me 11 mijë euro nga PZAP-ja

Paneli Zgjedhor për Aneksa dhe Parashtresa (PZAP), më 26 janar ka publikuar vendimet e fundit bazuar në ankesat që janë parashtruar nga subjektet politike, për shkelje të rregullave gjatë fushatës zgjedhore.

PZAP ka njoftuar se Lëvizja Vetëvendosje është dënuar me 11 mijë euro në dy raste të ndara.

Ankesa e parë ndaj LVV-së, është parashtruar më 24 janar nga Partia Demokratike e Kosovës, për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhore.

Në këtë rast Lëvizja Vetëvendosje është dënuar me 5 mijë euro, dhe e njëjta obligohet të paguaj gjobën në afat prej 15 ditësh.

Ankesa e PDK-së e cila është aprovuar nga PZAP-ja dhe kishte lidhje me kandidaten për deputete nga radhët e LVV-së, Albena Reshitaj e cila në rrjetin social Facebook, ka publikuar një fotografi nga tubimet e LVV-në, në të cilën shihet një parullë e vendosur me përmbajtjen “Prokuroria e Kosovës e kapur nga hajnat. Qeveria Kurti i qoi në gjykata 250 lëndë 0 dënime të gjithë në Kosovë më 9 shkurt 2025. Votojna 118 atdheu është në rrezik, mërgata votoni LVV”, gjuhë e cila përbën nxitje, urrejtje, ofendim, denigrim dhe shprehë ngjyrime përçmuese ose nënvlerësuese për partitë kundërshtare të LVV-së.

Ndërkaq, në rastin tjetër PZAP-ja ka dënuar me 6 mijë euro, Lëvizjen Vetëvendosje pas katër ankesave të dorëzuara sërish nga Partia Demokratike e Kosovës.

Ankesat janë dorëzuar ndaj kandidatëve për deputetë nga LVV, si Haxhi Avdyli, Albena Reshitaj, Agon Batusha e Besim Muzaqi për përdorim të hapësirave publike në këtë rast Klinikës së Neurokirurgjisë, Kuvendit të Kosovës me qëllim të përfitimit të votave.

LVV ka vlerësuar se ankesat janë të pabazuara, megjithatë PZAP ka vendosur ndryshe.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews