Bislimi kërkon nga Sorensen qasje të balancuar në dialog

Kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, ka uruar Peter Sorensen për emërimin e tij si emisar i posaçëm i Bashkimit Evropian për procesin e dialogut.

Në një postim në platformën X, Bislimi ka theksuar nevojën për angazhim dhe qasje të balancuar ndaj të dyja palëve në dialog.

“Urime Peter Sorensen për emërimin si EUSR i ri për procesin e dialogut. Të uroj një mandat të suksesshëm si ndërmjetësues, me një qasje të balancuar ndaj palëve dhe negociatave si parakusht kyç për një proces të suksesshëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve”, ka shkruar Bislimi.

Paraprakisht, më 24 janar ambasadorët e BE-së kishin konfirmuar Sorensenin në këtë post.

Politikani nga Danimarka u zgjodh nga përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas, për ta zëvendësuar Mirosllav Lajçakun në këtë post.

Pasi ka marrë pëlqimin nga ambasadorët dhe kryediplomatët, Sorensen do të nisë mandatin më 1 shkurt.

Emisarit aktual, Lajçak, i skadon mandati më 31 janar.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews