Sot filloi greva gjenerale në Serbi me një tubim të protestuesve para selisë së presidencës shtetërore të Serbisë në Beograd, si sinjali i fundit për fitore të grevistëve dhe rënje të pushtetit të Vuçiqit.
“Greva gjeneralë” në Serbi është thirrur disa herë nga shtresat universitare dhe shkollore, por ajo nuk kishte rezultuar me përgjigje në terren për shkak se shumë ndërmarrje publike dhe sindikata të lidhura me pushtetin, nuk përgjigjeshin plotësisht në thirrjen e studentëve me iniciativën e të cilëve është bojkotuar jeta dhe qarkullimi në Beograd dhe qytetet tjera qendrore në Serbi.
Zyrtarisht greva gjeneralë pezullon çdo aktivitet të jetës publike, punën e fakulteteve, orarin e shkollave të mesme dhe fillore, sindikatat e të gjitha ndërarrjeve, veprimtarinë e avokatëve e cila me automatizëm pezullon punën e gjyqësorit, përveç prokurorisë kujdestare dhe të të gjithë trafikur rrugor.
Greva gjeneralë nënkupton paralizimin e shtetit deri në përmbushjen e kushteve të grevistëve. Kreu politik i Serbisë me Vuçiqin në krye dhe kryeministrin Vuçeviq e kryetaren e parlamentit Ana Bërnabiq, prej kohësh kanë tentuar përçarjen e organizatorëve dhe luftën e shtetit për ta parandaluar formën e fundit të shprehjes së pakënaqësisë qytetare në Serbi që është greva gjeneralë pas të cilës zyrtarisht bie shteti, ose futet për veprim policia për shtypjen e grevistëve.
Në Serbi protestat filluan pas shembjes së kulmit të stacionit hekurudhor në Novi Sad më 1 nëntor, ku humbën jetën 15 persona, me ç’rast është përhapur një valë bllokadash dhe protestash, të cilat sot po shkrihen në një grevë të përgjithshme, shkruan Danas.
Shumë grupe shoqërore dhe profesione iu përgjigjën thirrjes për të ndaluar një grevë të përgjithshme njëditore, avokatët janë në grevë prej ditësh dhe pritet të vijnë edhe njerëz nga sektori publik.
Në grevë janë futur edhe redaksia e gazetës “Danas”, “N1 Nove” dhe kompania SBB e në rrjete sociale janë shfaqur pamje të rreshtimeve policore në Novi Sad, ku sot janë paralajmëruar bllokada totale të jetës publike./Telegram News