Kanë kaluar 11 vite nga aksidenti i Michael Schumacher: Marca publikon video dhe foto se si ka ndodhur momenti i tmerrshëm

Janë bërë saktësisht 11 vjet që kur shoferi më i madh në historinë e Formula 1, gjermani Michael Schumacher, u lëndua rëndë gjatë skijimit në Alpet franceze dhe gjendja e tij shëndetësore është ende e mbuluar me mister.

Shtatë herë kampioni i botës pësoi aksidentin më 29 dhjetor 2013 teksa po bënte ski në Alpet franceze, duke goditur kokën në një shkëmb.

Edhe pse mbante kaskë skijimi, ai kishte pësuar lëndime të rënda në kokë.

Gjithçka që mund të shkonte keq shkoi keq atë ditë. Schumacher e njihte pistën e skive si në shuplakë, sepse ai dhe familja e tij kishin një shtëpi pranë shpateve, por pavarësisht nga gjithçka, ndodhi tragjedia.

Ai u transferua në një spital në Grenoble ku iu nënshtrua dy operacioneve dhe u vendos në koma të induktuar.

Pesë muaj më vonë, ai u transferua nga njësia e terapisë intensive në repartin e rehabilitimit dhe në qershor 2014 u transferua nga Grenoble në Spitalin Universitar në Lozanë.

Në shtator të po atij viti, ai mbërriti në shtëpinë e tij në Gland të Zvicrës, një qytet në brigjet e liqenit të Gjenevës.

Që nga ajo kohë mediat vetëm spekulojnë për shëndetin e tij dhe familja ka heshtur për gjithçka.

Situata shëndetësore e Schumacher u bë kështu një nga sekretet më të mëdha të sportit të sotëm.

Gjatë karrierës së tij, Schumacher fitoi shtatë tituj rekord të kampionatit botëror dhe një rekord 91 fitoresh. Dy titujt e parë të kampionatit i fitoi në Benetton (1994, 1995), dhe nga viti 2000 deri në fund të vitit 2004, Schumacher fitoi 5 tituj radhazi me një makinë Ferrari. Mori pjesë në 308 gara të Çmimit të Madh dhe 155 herë u ngjit në një nga shkallët e podiumit.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews