Piloti i McLaren, Lando Norris ka arritur fitore të madhe në Çmimin e Madh të Singaporit në Formula 1.
Norris ishte në një nivel tjetër në këtë garë, pasi dominoi pothuajse 22 sekonda përpara pilotit të Red Bull, Max Verstappen.
Në vendin e tretë dhe në podium ishte shoku i skuadrës së Norris, Oscar Piastri.
Norris udhëhoqi gjatë gjithë kohës në një garë të qetë ku kishte edhe pole position.
Gara tjetër është vetëm një muaj larg në Austin për Çmimin e Madh të Shteteve të Bashkuara.