Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është shprehur në lidhje me bastisjen e një shtëpie në fshatin Isev i Poshtëm, në Komunën e Leposaviqit, gjatë natës së kaluar. Në këtë bastisje u zbuluan dhjetëra uniforma të policisë serbe, përfshirë ato të forcave speciale, si dhe pjesë të uniformave të Policisë së Kosovës.
Sveçla ka komentuar se kjo zbulim është një dëshmi e re që tregon se “strukturat e sigurisë serbe kanë qenë dhe mbeten të përfshira në përpjekjet për destabilizim dhe aneksim të territorit të veriut të Kosovës”.