35 vjetori i LDK-së, Bajrami: Të punojmë për ndryshim, për të mirën e vendit dhe të të gjithë qytetarëve

Në 35 vjetorin e themelimit të LDK-së, deputetja e kësaj partie, Hykmete Bajrami ka thënë se në këtë përvjetor kujtojnë me krenari, themeluesin, presidentin historik, Ibrahim Rugova.

Në një postim në Facebook, Bajrami thotë se sot si parti janë krenarë për trashëgiminë politike të LDK-së, pasi siç thotë ajo “sjelli demokracinë në rajon, duke qëndruar me guxim përballë shtypjes e represionit gjatë viteve 1990”.

“Së bashku, të punojmë për ndryshim, për të mirën e vendit dhe të të gjithë qytetarëve të saj”, shkruan ajo mes tjerash.

Postimi i plotë:

35 vjet sakrificë, përkushtim dhe vizion

Sot, Lidhja Demokratike e Kosovës shënon 35 vjetorin e themelimit të saj – foca politike që ndryshoi rrjedhën e historisë në vendin tonë.

Në këtë përvjetor në kujtojmë më krenari themeluesin e LDK-së, atin tonë, presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova.

Nderojmë bashkthemeluesit e veprimtarët e LDK-së që nuk janë më në mesin tonë, kujtojmë e nderojmë guximin dhe sakrificat e tyre mbi të cilat u hodhën themelet për lirinë, demokracinë dhe pavarësinë që ne e gëzojmë sot. Ata janë frymëzimi dhe obligimi që ne çdo ditë të punojmë për një Kosovë më të mirë.

Sot, gjithashtu ne shprehim mirënjohjen e respekt për të gjithë ata që i kanë qëndruar besnikë LDK-në për 35 vite, të palëkundur në rrugën për liri, demokraci dhe pavarësi. Ju jeni shtyllat që e mbani të fortë LDK-në tonë nëpër dekada.
Sot, gjithashtu falëndërojmë të rinjët e të rejat që kanë vendosur t’i bashkohen udhëtimt tonë. Ju jeni premtimi për një të ardhme më të ndritur, ju jeni vetë ardhëmeria e këtij vendi.

Ne sot jemi krenarë për trashegiminë tonë politike. LDK-ja sjelli demokracinë në rajon, duke qëndruar me guxim përballë shtypjes e represionit gjatë viteve 1990. Gjatë atyre viteve të errëta, LDK organizoi shtetin paralel, duke mbajtuar të gjallë arsimin për një dekadë e duke ofruar shërbime shëndetësore për të gjtihë qytetarët e saj, duke punuar pa rreshtur të siguroj përkrahjen ndërkombëtare se Kosova meriton të jetë shtet i pavaruar.

E gjithë historia e lavdishme e LDK-së ka në vetë kontributin e mërgatës sonë të dashur pa të cilët misioni i LDK-së do të ishte i pamundur. Falënderim e mirënjohje për të gjithë ju, jeni vetë krenaria.

Dhe sot derisa festojmë këtë përvjetor të rëndësishëm, le të angazhohemi sërish të gjithë së bashku për idealet që na kanë udhëhequr për 35 vite. Së bashku, të punojmë për ndryshim, për të mirën e vendit dhe të të gjithë qytetarëve të saj.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews