Selmanaj: Me Kurtin në pushtet, raportet me Shqipërinë në pikën më të ulët

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti duke thënë se sa ishte në opozitë, shtirej si nacionalist dhe propagandonte idenë e bashkimit kombëtar.

Ndërsa, sipas Selmanajt, tash kur Kurti është në pushtet, raportet dhe bashkëpunimi me Shqipërinë kanë arritur pikën më të ulët.

“Fatkeqësisht, këtë e dëshmoi edhe seanca e sotme e përbashkët mes dy parlamenteve tona. Në vend që të ishte një moment festiv dhe vëllazëror, seanca nisi dhe përfundoi në një atmosferë të tensionuar dhe të papërshtatshme”, shkroi Selmanaj.

Më tej, Selmanaj tha se Kurti nuk kërkon bashkim me Shqipërinë, por sipas tij, ai synon pushtet personal, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews