Një këmbësore është goditur nga një veturë mbrëmjen e sotme në rrugën “C” në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
Ajo ka bërë me dije se e njëjta ka marrë tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 19:30 në rrugën “C” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një këmbësoreje. Si pasojë e aksidentit është lënduar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.