Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bazuar në rezultatet laboratorike konfirmon se mandarinat janë të sigurta për konsum.
Lamir Thaçi nga AUV, në një përgjigje për Express pohon se “ngarkesat e testuara u përgjigjen kritereve ligjore të sigurisë ushqimore, andaj do të lirohen për qarkullim në treg dhe konsum”.
Konfirmimi i tij i plotë:
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë sot ka pranuar rezultatet e analizave laboratorike të mostrave të dyshuara për mbetje të pesticideve mbi nivelin e lejuar ( MRL) në produktin mandarinë me origjine nga Shqipëria dhe te tjera. Rezultatet kanë konfirmuar se produktet nga ngarkesat / kontingjentet në fjale i përmbushin standardet ndërkombëtare të sigurisë ushqimore dhe janë të sigurta për konsum. Mostrat përfaqësuese janë marrë nga gjashtë ngarkesa/ kontingjente me origjinë të ndryshme, ku katër prej tyre janë nga Shqipëria. Vlerat e fituara nga testet laboratorike për mostrat e dyshuara, gjithnjë duke ju referuar limiteve të përcaktuara me rregulloren e Bashkimit Evropian No. 396/2005 mbi nivelet maksimale të mbetjeve të pesticideve në ushqim dhe ushqim për kafshë me origjinë bimore dhe shtazore, respektivisht rregulloreve/ amendamenteve (EU) No. 2020/1085 per nivelet maksimale të mbetjeve për Chlorpyrifos dhe chlorpyrifos -metil, dhe amendamentit/ rregullores (EU) 2023/1029, per nivele maksimale të mbetjeve për phosmet. Metoda laboratorike e testim është konfirmative (EN 15662:2018). Ngarkesat e testuara u përgjigjen kritereve ligjore të sigurisë ushqimore, andaj do të lirohen për qarkullim në treg dhe konsum.
Duke ndjerë përgjegjësinë ligjore sipas mandatit zyrtar, ne kemi vepruar menjëherë pas ngritjes se dyshimeve rreth sigurisë se produktit Mandarinë edhe pse notifikimet nga RASFF nuk kanë qenë per produktet te cilat jene dërguar në ndonjë formë apo tjetër në treg të Kosoves. Tani me nxjerrjen e rezultateve laboratorike është konfirmuar se mandarinat janë të sigurta për konsum. Do të vazhdojmë me kontrolle të ngarkesave ne import sipas vlerësimit te riskut, duke përfshirë edhe masat shtesë të kontrollit në te gjitha fazat inspektuese, përfshirë edhe marrje mostrash dhe testime laboratorike. Çdo produkt qe ka për synim tregun e vendit tonë, gjithmonë inspektohet në mbikëqyrje të përmbushjes se kritereve ligjore të sigurisë ushqimore