Një aksident trafiku ka ndodhur mes dy kamionëve në autostradë, saktësisht në relacionin Veternik-Bresje.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Ai ka bërë të ditur se përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për njerëz të lënduar.
“Sot rreth orës 09:30 është raportuar per një aksident trafiku në autostradë, relacioni Veternik-Bresje. Policia iu ka përgjigjur rastit dhe sipas raportimeve nga tereni te përfshirë kanë qenë dy kamionë. Aksidente ka qenë vetëm me dëme materiale dhe pa lëndime të raportuara në njerëz. Njësia për menaxhim te autostradave e Policisë është marr me rastin dhe rruga është liruar shpejt per qarkullim te automjeteve”, ka thënë Hoxha.