“Na kanë sabotuar në këto 4 vite…” | Nuk ishte i zoti për asgjë, Albin Kurti e gjen arsyetimin e dështimeve për fushatë zgjedhore duke shpikur “armiqtë” që nuk e lanë të punonte

Pasi që për 4 vite në Qeveri nuk arriti të lë asnjë gjurmë në rrafshin ekonomik apo politik, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe njëherësh kryetari i Vetëvendsjes, ka ndërtuar qartësisht diskursin e tij për fushatën zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen me 9 shkurt 2025.

Kurti, në mungesë të rezultateve konkrete, të cilat do të mund t’i prezantonte nga një qytet në tjetrin, ai ka shpikur “armiqtë” që e pengun të punojë.

Partitë opozitare, mediat, analistët dhe Gjykata Kushtetuese – janë armiqtë e shpikur të Kurtit që sipas tij e penguan të punojë për të mirën e Kosovës.

Shpikja e këtyre armiqëve, është një tregues i qartë i pazotësisë së Kurtit për t’iu dëshmuar qytetarëve të Kosovës rezultatet dhe sukseset e tij të qeverisjes katërvjeçare.

Duket komike, por në mungesë të këtyre rezultateve, Kurtit i duhet të mbushë fushatën e gjatë zgjedhore deri me 9 shkurt 2025 me me akuza për “armiqtë” që e xhelozuan.

Gjatë një fjalimi 20 minutësh të mbajtur para aktivistëve dhe mbështetësve të Vetëvendosje, ku prezantoi kandidatët për deputet të partisë së tij, Kurti më shumë se për “sukseset” e tij, ka sulmuar “penguesit” dhe “sabotatorët”.

“Ndërkaq ata që na kanë sabotuar në këto 4 vite, duke përdorur secilin instrument që ende e kanë disi në duar edhe ndonjë ditë për të na goditur e dështuar tash po e shpalosin pezmin, inatin, xhelozinë, po besoni që me këto nuk ecën përpara. Ata janë prapa, ne jemi përpara dhe vazhdojmë bashkë përpara”, tha ai.

Kurti vazhdoi më tej, duke mbushur boshllëkun e kohës, me akuza se “kemi pasur pengesa e sabotime, jemi penguar në çdo hap, nga ata ose që nuk ia duan të mirën vendit, ose kanë keqqeverisur gjatë. Sepse klubi i tyre nuk përfiton më, ose kanë dashur të dëshmojnë që edhe ne jemi si ata”.

Jo vetëm opozitën, por Kurti ka sulmuar edhe mediat dhe analistët kritikë që asnjëherë nuk janë pajtuar me politikat e tij dhe që vazhdimiht kanë vënë në pah mungesën e investimeve qeveritare.

“Ka shumë zhurmë për natë nëpër shumë studio televizive, sepse zori është i madh. Aty, atje, tek ata nuk flet mendja, por pisket sikleti. Ai është sikleti madh i oligarkisë që transmeton britma-analizë. Këtyre po iu lagët fyti nga ata tashmë vet e ndjenë tharjen e fytit, sepse buxheti i shtetit me neve është nga qytetarët, për qytetarët, pa dallim, e asnjëherë dedikuar mujsharëve e segmenteve të tyre”, ka thënë Kurti.

Kryeministri Kurt nuk e harroi as Gjyktën Kushtetuese, ku i ka humbur pjesën dërmuese të rasteve për shkak të ligjeve në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

“Secilën iniciativë e çonin në Gjykatën Kushtetuese, në Prokurori, për të na urtësuar e shantazhuar, mirëpo e kanë gabim, dhe e kanë që e kanë gabim, sepse ne jemi të pakorruptueshëm e të pashtanzhueshëm, për çdo situatë”, deklaroi Kurti.

Kjo nuk është hera e parë që Kurti e vendosë Gjykatën Kushtetuese dhe Prokurorinë në tabore politike.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews