Fejza për sulmin në Ibër-Lepenc: Rreziku vazhdon të jetë evident

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Ardita Fejza, ka thënë se rreziku në veri vazhdon të jetë evident pavarësisht punës dhe rritjes së monitorimit nga institucionet e Kosovës.

Sipas Fejzës kjo ndodh për shkak të qasjes së Serbisë në raport me Radoiçiqin, për shkak të gjuhës kërcënuese të Serbisë ndaj Kosovës si dhe për shkak të lëvizjeve të Serbisë me ushtrinë afër kufirit.

“Pavarësisht një pune të jashtëzakonshme nga të gjitha institucionet tona në ballafaqim sidomos me sulmin e fundit terrorist përfshirë këtu edhe ndërmarrjet tona publike, institucionet tona të sigurisë, intelegjencën e të gjitha këto prapëseprapë është vështirë e konkurueshme imagjinata e një shteti demokratik i cili funksionon mbi parimet e demokracisë me imagjinatën e terroristëve dhe kriminelëve.

Pra sulme terroriste ka në gjithë botën fatkeqësisht, mirëpo ajo që është e rëndësishme është sesi i kundërpërgjigjen institucionet këtyre sulmeve, tek ne pavarësisht që institucionet janë në krye të detyrës është rritur monitorimi rreziku vazhdon të jetë evident për arsye të cilat dihen. E para qasja e Serbisë në raport me kriminelin Radoiçiq i cili e pranon se e ka organizuar sulmin terrorist që kishte për qëllim aneksimin e veriut, gjuha e vazhdueshme kërcënuese e Serbisë në raport me territorin e Kosovës një gjuhë që flet vazhdimisht për luftë, lëvizjet e tyre me ushtrinë afër kufirit, pra e gjithë kjo vazhdon ta ketë peshën e vet dhe vazhdon që ta ketë rrezikun për situatën në terren”, ka deklaruar ajo në emisionin “Ditari”, në Tëvë1.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews