Kurti priti deputetë të Mbretërisë së Bashkuar, anëtarë të grupit “Miqtë Laburistë të Kosovës”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot deputetët laburistë, Emma Lewell Buck, Paul Foster, Fabian Hamilton, David Taylor, të cilët janë anëtarë të grupit Miqtë Laburistë të Kosovës (Labour Friends of Kosova) dhe Reg Pula, Drejtor Ekzekutiv i grupit Miqtë Laburistë të Kosovës.

Gjatë takimit Kurti shprehu mirënjohjen e thellë ndaj mbështetjes së palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar – jo vetëm për pavarësinë tonë, por edhe për zhvillimin e vazhdueshëm të vendit dhe fuqizimin e pozitës ndërkombëtare.

“Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar ndajnë vlera themelore të përbashkëta: përkushtim ndaj demokracisë, të drejtave të njeriut, paqes edhe sigurisë në rajon”, tha kryeministri Kurti gjatë takimit, thuhet në njoftim.

Duke folur për qeverisjen, kryeministri theksoi se Kosova dhe qeveria e saj janë një shembull i mirë se si socialdemokratët rrisin ekonominë dhe avancojnë demokracinë.

Kryeministri theksoi rolin e rëndësishëm që Partia Laburiste ka luajtur në momente kritike për popullin dhe shtetin e Kosovës, në çlirimin e vendit në 1999 ashtu edhe në shpalljen e pavarësisë në vitin 2008.

Deputetët laburistë theksuan se Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova janë të lidhura bashkë përmes miqësisë e partneritetit por edhe diasporës tonë atje.

Në takim u diskutua edhe për raportet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe për mundësitë e reja të bashkëpunimit me qeverinë e re laburiste.

Bashkë me kryeministrin, në këtë takim ishin ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Ilir Kapiti dhe nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci.

“Labour Friends of Kosova” është një grup i Parlamentarëve Laburistë në Mbretërinë e Bashkuar, me qëllim promovimin e marrëdhënieve të forta dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Në shkurt të këtij viti, kryeministri Kurti kishte marrë pjesë në përurimin e nismës “Labour Friends of Kosova” (Miqtë Laburistë të Kosovës) në Londër.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews