Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka mbështetur vendimin e drejtoreshës së arsimit Jehona Lushaku Sadriu për ndalimin e përdorimit të Doracakëve ‘Edukatë Seksuale dhe Shëndeti riprodhues’ 1-5, 6-9 dhe 10-12 në shkollat e Prishtinës.
Abdixhiku, sikurse edhe Lushaku Sadriu, ka sugjeruar që të gjitha komunat e Kosovës të marrin hapa të ngjashëm dhe të ndalojnë përdorimin e këtyre materialeve në shkollat e tyre, dhe kështu, sipas tij, të mbrojnë fëmijët tanë nga eksperimentet e pushtetit!
Abdixhiku, sikurse edhe Lushaku ka bërë edhe një premtim elektoral, se “me LDK-në, pas 9 shkurtit, do ta kthejmë dinjitetin e mësimdhënësve dhe vet institucionit arsimor. Shkollat do të jenë një vend ku fëmijët tanë do të jenë të sigurtë, të dijshëm e të zhvilluar!”.
Ndryshe, Jehona Lushaku Sadriu është kandidate për deputete në listën e LDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit.